AKTUALITET, 9 Mars 2023, 10:13

Gjyqi për vulën e PD-së, Rama ironizon akuzat: Deklaratat për DEA-n amerikane i bën politika e ‘gërr-gërrit’

Gjyqi për vulën e PD-së, Rama ironizon akuzat: Deklaratat

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ditën e sotme akuzave për ndërhyrje në gjyqin për vulën e Partisë Demokratike.

Ai tha se nuk ka asnjë disponim të merret me veprime të tilla. “Unë e kam thënë dhe e përsëris. Nuk kam asnjë disponim të merrem me politika të tilla. Nëse kemi kohë në dispozicion dhe energjitë nuk na mungojnë le t’i vëmë në shërbim të qytetarëve. Janë politika të Gërr Gërrit”, deklaroi Rama.

Rama foli edhe për deklaratat e bëra nga opozita për thirrjen e DEA-s amerikane për luftën kundër trafikut të drogës, duke i cilësuar politika të ‘gërr-gërrit’.