TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dragi Stojanov është një nga prindërit që ka humbur djalin nga tragjedia në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën humbën 51 persona.
Stojanov thotë se djali i tij Tomçe ishte në moshën 21 vjeçe, ndërsa fajëson autoritetet për tragjedinë.
“Edhe ata të vajtojnë për fëmijët e tyre! Për çfarë më duhet jeta mua, nuk më duhet mua jeta. Një fëmijë kam pasur, për çfarë më duhet jeta…Një fëmijë kam pasur, vdiq, çfarë të bëjë, edhe të tyre mos të jenë më, edhe ata të vuajnë siç po vuaj unë. 150 persona në një disko, 500 persona në disko. Sa vjet kishte fëmija juaj? 21 vjet, tani duhej të jetonte…Nga Koçani! Të lajmërohen shefat e policisë, të korruptuar, droga, i drogojnë. Diskoteka, diskoteka e kujt është? E të mëdhenjve. Nuk më duhet jeta mua? E kujt është diskoteka? E dinë ata, e të mëdhenjve, nuk është e imja”, tha mes tjerash Stojanov.
148 persona janë shtruar nëpër spitale pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën humbën 51 persona pas shpërthimit të zjarrit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se 18 prej tyre janë në gjendje kritike.
“Deri tani janë 148 pacientë që janë nën kujdes nëpër spitale në Maqedoni. Në klinika kirurgjike janë 31. Në Kirurgjinë për Fëmijë 4, në “KARIL” 16. Në Kirurgjinë Plastike 11. Në Kirurgjinë e qytetit janë 27 pacientë, në “8 Shtatori” janë 17 pacientë. Në Shtip janë 39 pacientë dhe në Koçani janë 30 pacientë gjithashtu. Disa pacientë janë në gjendje kritike, rreth 18 pacientë”, deklaroi mes tjerash Taravari.
Përndryshe, në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur të paktën 51 persona kurse janë lënduar qindra persona të cilët janë vendosur nëpër spitalet e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit.