AKTUALITET, 9 Tetor 2025, 11:09

Ekzekutimi i gjyqtarit, ministri i Drejtësisë reagon ndaj opozitës: Ngjallët gjuhë urrejtjeje, turp t’ju vijë! Lërini të bëjnë punën e tyre derisa të vijnë tek pasuritë që i vodhët popullit

Ekzekutimi i gjyqtarit, ministri i Drejtësisë reagon ndaj

Partia Demokratike bëri përgjegjës qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme për sigurinë e ulët në institucionet e drejtësisë dhe përmes kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi kërkoi dorëheqjen e Albana Koçiut.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari është përplasur me opozitën në Kuvend lidhur me vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, krim i ndodhur më 6 Tetor.

Lamallari gjatë fjalës së tij në Kuvend i është përgjigjur opozitës lidhur me akuzat për sigurinë në gjykata pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Lamallari i kujtoi opozitës sulmet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve. Ai tha se në këto vite kanë mbjellë vetëm gjuhë urrejtjeje dhe se shqiptarët i njohin shumë mirë prandaj kanë mbetur në opozitë.

Lamallari u shpreh se po bëhet politikë me vrasjen e gjyqtarit, duke shtuar se opozita ka ngjallur gjuhë urrejtje ndaj magjistratëve.

“Urrejtja prodhon urrejtje e dhunë, e këtë keni bërë ju gjithë këto vite”, iu drejtua ai, duke theksuar se “lërini të bëjnë punën e tyre derisa të vijnë tek pasuritë që i keni vjedhur këtij populli”.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari: Të bësh politikë me vrasjen e një gjyqtari dhe me një rast tragjik. Mos më ndërprisni, sapo kam filluar (I drejtohet Gazment Bardhit që flet nga vendi), është e rëndë, akoma nuk janë bërë të 7-tat.

Keni përgjegjësi për gjithë gjuhën denigruese që keni përdorur ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, nga daljet në ballkon që keni sharë e telendisur, SPAK e SKRAI, për gjuhën që keni përdorur ndaj gjyqtarëve e prokurorëve nga Altin Dumani e Altin Troplini, tek Dum Zumani, këto janë të gjithë akuzat.

Keni ngjallur gjuhë urrejtje ndaj gjyqësorit dhe sigurisht që do të  ndodhin ngjarje të tilla. Keni ndërsyer militantët tuaj patjetër. Mos bëj zhurmë ( I drejtohet Bardhit). Keni qenë këtu gjithë kohës dhe s’keni lënë gjë, keni anatemuar partnerët strategjikë.

Nuk keni turp, shqiptarët e dinë ndaj ju kanë lënë aty ku ju kanë lënë, Mos linçoni prokurorët, gjyqtarët. Urrejtja prodhon urrejtje e dhunë, e këtë keni bërë ju gjithë këto vite.

Trup t’ju vijë ju. Lërini gjyqtarët e prokurorët të bëjnë punën e tyre derisa të vijnë tek ju, tek pasuritë që i keni vjedhur këtij populli.