TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur të lërë në burg Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin.
Apeli i GJKKO ka lënë në burg Safet Bajrin, të fortin e Shkodrës që u arrestua më 21 Shkurt për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.
Ai akuzohet se së bashku me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij Behar Bajrin, kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Në seancë, Safet Bajri nuk i ka cilësuar përgjimet si një provë që vërtetojnë akuzat ndaj tij.
"S'e kuptoj se si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje. Unë në diskotekë dhe restorant peshku kam qenë atë ditë. Me ikur në shtëpi, nga ajo rrugë do të kaloj, ku kam kaluar gjithmonë", ka thënë ai.
Arrestimi i Bajrit u realizua pas një kontrolli të mëparshëm të dështuar në shtëpinë e tij. Avokati i tij tha për mediat se Bajri ishte paraqitur vetë në policinë e Shkodrës, për të dorëzuar një kampion ADN-je.
Motivi i vrasjes së xhaxhait të Ibrahim Licit, rivalit të Bajrave, sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë pjesëtarin e grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci.