AKTUALITET, 13 Nëntor 2021, 19:52

Qëllohet me armë zjarri drejt “Audi”-t në Astir

Qëllohet me armë zjarri drejt “Audi”-t në Astir

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet.

Bëhet me dije se, plumbat kanë pasur shënjestër një automjet tip "Audi A8".

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.