TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka komentuar akuzat drejtuar ish-kryeministrit Berisha dhe mbështetësve të tij për anti-amerikanizëm.
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, ai shprehet se për Amerikën, sot je një armik, ndërsa nesër bëhesh miku më i afërt.
Sipas Palokës, pas vitit 97’, është kërkuar që Berisha të fshihet nga politika, por ai u bë dy herë kryeministër.
“Këtë termin anti-amerikan e ka thënë kundërshtarët tanë. Unë që u çova në dhjetor për të përmbysur komunizmin jam anti-amerikan?
Këtë akuzë fillojnë dhe e bëjnë njerëzit tanë se kush e mbështet Berishën qenka anti-amerikan. Amerika dihet që në radhë të parë dihet se kush është. Ajo nuk është koncept gjeografik. Amerika për ne mbetet vendi i demokracisë, vendi i parimeve të lirisë dhe drejtësisë.
Në politikën amerikane ne ishim naiv para 30 viteve, por tani kemi përvojë. Me Amerikën sot je armik, e më pas bëhesh miku më i afërt. Ka shumë shembuj.
Amerika ka treguar se lufton për interesat e saj dhe në kohë të ndryshme kanë ndryshuar mendime. Pas 97-ën Berishën kanë dashur ta fshinin fare nga politika, por ai u bë 2 herë kryeministër” ,– tha Paloka.