AKTUALITET, 12 Nëntor 2023, 16:47

Vasili akuza qeverisë: Pensioni në Shqipëri 50% më i ulët se në rajon, të moshuarit jetojnë nën minimumin jetik

Vasili akuza qeverisë: Pensioni në Shqipëri 50% më i

Deputeti i PL, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me të dhënat që referojnë se pensioni në Shqipëri është 50% më pak se ato të rajonit.

Në një reagim në rrjetet sociale ai shkruan ndër të tjera se qeveria rrit pagat për veten ndërsa pensionistet jetojnë nën minimumin jetik.

Postimi i plotë:

Pensionet ne Shqiperi sa 50% e Maqedonise, drama e pensionisteve perballe propagandes!

Pensionet ne Shqiperi jane sa gjysma e pensioneve ne vendet e Ballkanit. Pensionistet po perballen çdo cast te jetes se tyre me çmimet e rritura te te gjitha produkteve te mbijeteses pa as me te voglen mbrojtje nga shteti.

Ndersa qeveria rrit pagat per veten dhe per dreqin e te birin pensionistet jetojne nen minimumin jetik, qe nuk i lejon te blejne as edhe barnat plotesisht duke mbetur shpesh edhe pa u kuruar per problemet mjeksore, qe kane.

Pensionistet detyrohen te ushqehen me keq se cdo shtrese tjeter e popullsise sepse cmimet e rritura, taksat e larta etj nuk u lejojne nje ushqim as te cilesise mesatare dhe kjo eshte nje drame e tmerrshme.

Edi Rama dhe qeveria te cilet jane qeniet me te neveritshme qe kane paturpesine te vazhdojne propaganden, nderkohe qe shifrat flasin vete dhe vazhdojne e grabisin miliarda euro me te cilat mund te kishin rritur lehtesisht pensionet, por babezia e tyre nuk i llogarit fare pensionistet.

Ne Maqedoni pensionet jande gati 50% me te larta se ne Shqiperi!!!

Çfare ka Maqedonia me shume se Shqiperia?

Asgje persa i takon burimeve natyrore, buxhetit dhe klimes, por ne Shqiperi qeverisin superhajdutet, ndersa ne Maqedoni qeverisin njerez te pergjegjshem dhe koshient per hallet e pensionisteve.

Shifrat flasin vete:

Në Maqedoninë e Veriut, pensioni mesatar arriti në rreth 311 euro këtë vit.
Në Serbi, aktualisht pensioni mesatar është rreth 318 euro,qeveria e Serbisë ka miratuar kartën e pensionistit, e cila është e vlefshme për pagesa me skonto në një seri shërbimesh.

 Në Mal të Zi, sipas të dhënave zyrtare, pensioni mesatar arriti në
Pensioni mesatar në Bosnjë dhe Hercegovinë arriti në 275 euro më 2023.
Në Shqipëri, pensioni mesatar në 6-mujorin e parë 2023 arriti ne 164 euro.

 Pensioni mesatar në Shqipëri këtë vit është 48% më i ulët se në Serbi, 47% më i ulët se në Maqedoninë e Veriut, 54% më i ulët se në Mal të Zi dhe 40% më i ulët se në Bosnjë-Hercegovinë.

P E R F U N D I M I !

Pensioni mesatar në vendin tonë rezulton rreth 50% më i ulët se mesatarja rajonale.
Korrupsioni i tmerrshem i qeverise me Koncesione, tendera dhe vjedhje te çdo lloji gllaberin miliarda euro.

Pandeshkueshmeria prej Drejtesise se pergjegjsve kryesore te korrupsionit ne krye te qeverise po shton mjerimin e pensionisteve dhe njerezve te thjeshte ne pergjithsi.