AKTUALITET, 12 Nëntor 2023, 20:53

Pensionistët e Beratit në kufijtë e mbijetesës: Na mbajnë fëmijët

Pensionistët e Beratit në kufijtë e mbijetesës: Na

Pensionistët në kufijtë e mbijetesës, sigurojnë jetesën vetëm me të ardhurat që u dërgojnë fëmijët në emigrim. Në qytetin e beratit, pensionistët e pyetur nga Syri Tv, tregojnë se jetesa e tyre është vështirësuar, pasi pensioni që marrin nuk u mjafton as për faturat apo vizitat dhe medikamentet mjekësore të muajit.

Të braktisur nga shteti dhe me fëmijët në emigracion,çdo ditë jeta për pensionistët është një sfidë në kufijtë e mbijetesës pasi gjendja e tyre ekonomike është alarmante.

Pensioni që ata marrin në muaj nuk u mjafton as për ushqimet bazë dhe nevoja për medikamente e kundes shëndetësor vijon të jetë e papërballueshëm për ta.

Pensionistët shprehen se,pensioni që ata marrin nuk u shkon aq 15-ditë dhe presin që fëmijët tu sjellin lekë nga emigracioni, ndërkohë që pohojnë me dhimbje se po mos ti ndihmonin fëmijët nga jashtë do ngeleshin edhe pa ngrënë.