TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Venecia të Italisë, ku një shqiptar ka tentuar që të vrasë bashkëshorten e tij. Por ka qenë djali që ka arritur që të shpëtojë të ëmën.
Sipas mediave italiane, në fillim ai e ka sulmuar, duke e shtyrë dhe kërcënuar se do ta vriste dhe më pas e ka spërkatur me benzinë.
Ka qenë djali 15-vjeçar që, duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, arriti që t’i fshehte çakmakun derisa arriti policia, e thirrur nga gruaja.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e 1 janarit, ndërsa shqiptari u vu në pranga me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Çifti ishin të martuar prej 20 vitesh.