AKTUALITET, 8 Janar 2026, 09:34

VIDEO/ Vajza e mitur fitoi betejën me leuçeminë, Rama publikon lajmin: 14-vjeçarja shënoi gongun e triumfit

VIDEO/ Vajza e mitur fitoi betejën me leuçeminë, Rama publikon

Një 14 vjeçare ka arritur të mposhtë leuçeminë akute, duke u shëruar pas përfundimit me sukses të seancave të kimioterapisë. Rastin e ka publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se vajza ka hapur një kapitull të ri drejt jetës së shëndetshme.

14 vjeçarja shënoi gongun e triumfit në ambientet e Spitalit të Shërbim i Onkohematologjisë Pediatrike ku edhe mmori shërbimin mjeksor.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë moment nga Shërbimi i Onkohematologjisë Pediatrike, ku një 14-vjeçare ka shënuar gongun e triumfit mbi leuçeminë akute, pas përfundimit me sukses të seancave të kimioterapisë dhe kontrollit të parë “off therapy”, duke hapur një kapitull të ri drejt jetës së shëndetshme, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama.