AKTUALITET, 2 Janar 2025, 13:01

E rëndë/ Përplasje mes grupeve shqiptare në Greqi, plagoset me armë 15-vjeçari: E tërhoqi dhe e la në rrugë

E rëndë/ Përplasje mes grupeve shqiptare në Greqi, plagoset

Një 15-vjecar shqiptar i komunitetit rom, është plagosur rëndë me armë në Aspropyrgo të Greqisë. Ai ishte lënë në rrugë dhe fatmirësisht është pikasur nga drejtuesi i një automjeti, i cili më pas e ka transportuar në spital.

Dyshohet se autori e ka goditur 15-vjecarin brenda banesës në Nea Zoi të Aspropyrgos e më pas e ka tërhequr duke e hedhur në rrugë.

Gjendja e tij paraqitet mjaft e rëndë për shkak të plagës me armë zjarri. Ai ndodhet i shtruar në spitalin e Thriasios.

Policia greke po has kohët e fundit një problematikë të theksuar pas forcimit të grupeve shqiptare rome në veprimtaritë e paligjshme, kryesisht ato të drogës.

Gjatë konflikteve muajt e fundit ka mbetur i vdekur një 5-vjecar rom si dhe janë plagosur më pas dy femra. Për një nga ngjarjet janë shpallur në kërkim disa shqiptarë romë nga Fieri.