AKTUALITET, 1 Janar 2025, 22:38

Plagosi babë e bir me thikë, autori person problematik në lagje. Policia: Ja motivi i sherrit

Plagosi babë e bir me thikë, autori person problematik në lagje.

Një plkagosje e dyfishtë ka ndodhur në kryeqytet. 

Mësohet se babë e bir, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar, K.TH, është në kërkim.

“Pse bëni zhurmë në pallat?”, mësohet se u ka thënë 34-vjeçari fqinjëvë të tij gjatë debatit mes tyre, i cili më pas degradoi në përdorimin e thikës dhe sendeve të forta.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në hyrje të pallatit ku ata të tre banojnë, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.
Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.