TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Bilisht, pranë fshatit Zëmblak.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe si pasojë dyshohet për një viktimë.
Aksidenti sapo ka ndodhur, policia drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
Viktima e gjinisë femërore, një i plagosur drejt spitalit të Korçës me ambulancë.
Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen aktualisht në vendngjarje, duke hetuar shkaqet e përplasjes dhe duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Raportohet se rrethanat e sakta të aksidentit nuk janë ende të qarta. Më shumë detaje priten në orët në vijim.