TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka lajmëruar se do të ulet çmimi i energjisë elektrike. Në mesazhin e saj të urimit, Balluku njoftoi se për shkak të rritjes së prodhimit dhe uljes së humbjeve në rrjetin elektrik do të ulet çmimi i energjisë në vend.
“Ka dhe një arritje shumë të rëndësishme gjatë vitit 2024, stabilizim i financave të këtyre ekonomive, duke na dhënë mundësi që gjatë vitit 2025 të ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët.
Gjithashtu, kemi ulur humbjet teknike në nivelin 17.93, duke krijuar të ardhura plus për kompanitë dhe duke mundësuar kështu uljen e këtij çmimi të energjisë”, u shpreh Balluku.
Po ashtu, edhe kryeministri Edi Rama premtoi ulje të energjisë elektrike gjatë vitit 2024. Gjatë takimit me pensionistët, Rama tha se do të ketë një vendimmarrje prej datës 1 janar të vitit 2025.