AKTUALITET, 2 Janar 2025, 12:47

Reagimi/ Po performonte Stresi, të shtëna me armë në ajër në një koncert, natën e ndërrimit të viteve në Tiranë! Në kërkim autori

Reagimi/ Po performonte Stresi, të shtëna me armë në

Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin e një personi të dyshuar se ka qëlluar me armë zjarri në një ambient festiv në kryeqytet, orët e para të mëngjesit të 1 Janarit.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në një ambient festiv ku po performonte kengetari Arkimed Lusha, i quajtur Stresi, në rrugën “Liman Kaba” , ku fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Blutë bëjnë me dije se pas ngjarjes u shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas, të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

“Në vijim të hetimeve dhe i këqyrjes së kamerave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, por për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij”, thotë policia.

Njoftimi i policisë

Në orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2025, në një ambient festiv, u raportua për të shtëna me armë zjarri në ajër. Policia e Tiranës njofton se përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë kanë arritur të identifikojnë autorin, i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur në një ambient festiv në rrugën ‘Liman Kaba’ në Tiranë, pranë Parkut Olimpik. Personi ka qëlluar në ajër, ndërsa ambienti ka qenë i mbushur plot me te rinj e persona të tjerë që kanë qenë duke festuar Vitin e Ri. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i  këqyrjes së kamerave, është bërë i mundur  identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.  Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për  kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale  të  autorit të dyshuar”, njofton policia.