TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë (2 Janar), në aksin rrugor Fier-Levan, ku 3 automjete janë përfshirë në një përplasje mes tyre.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një autobot ka prerë rrugën dhe si pasojë edhe dy mjete janë përplasur me të, duke shkaktuar 3 të plagosur.
Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryhen procedurat për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të ndodhur në mesditë.