AKTUALITET, 17 Shtator 2022, 22:20

E rëndë, i moshuari vdes në oborrin e shtëpisë, e zuri pema poshtë

E rëndë, i moshuari vdes në oborrin e shtëpisë, e zuri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në veri të Greqisë.

Një 69-vjeçar është zënë poshtë për vdekje nga një pemë, e cila u rrëzua si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të shiut.

Tragjedia ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së 69-vjeçarit, i cili jetonte në një fshat në një fshat në Serres.

Sipas protothema.gr, i moshuari kishte dalë në oborr për të mbyllur derën e oborrit, pasi frynte erë.

Ka qenë pikërisht ky momenti kur pema është rrëzuar në oborr, duke e shtypur për vdekje. Për fat të keq i moshuari ka ndërruar jetë në vend.