TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka denoncuar sot në një deklaratë për mediat aferën me inceneratorët.
Kryemadhi u shpreh se, ky është një investim i bërë në letra dhe jo i vërtetë. Ajo shtoi se, qytetarët shqiptarë paguajnë një shërbim që nuk e marrin ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të shkojë të Inceneratori i Tiranës.
“Edi Rama ka bërë një plan biznesi për të vjedhur çdo shqiptar me Inceneratorët. Është një investim në letra dhe jo i vërtetë. Klodian Zoto ka nënkontraktuar pleq, plaka, barinj nëpër male dhe të vdekur që kanë nënshkruar firma fiktive. Nga nisja e koncesionit deri më sot shqiptarët paguajnë një shërbim që nuk e marrin dhe nuk e kanë marrë asnjëherë.
I vetmi incenerator ku Rama nuk ka shkelur është ai i Tiranës. Financues të kësaj vepre fiktive janë të gjithë qytetarët shqiptarë nga veriu në jug. Ku shkojnë lekët e shqiptarëve? Pse nuk demonstron Edi Rama investimin e bërë në Sharrë. Para ca ditësh aty kishte vetëm jonxh të mbjellur. Pse fshihet Edi Rama dhe pse u tha qytetarëve në Komisionin Parlamentar që kompania ka bërë investim dhe unë jam kryeministër dhe firmos pam, pam, pam.
Sot e shikonim duke folur si një analist ligjor. E ftoj kryeministrin e Shqipërisë të shkojnë të Inceneratori i Tiranës dhe t’i tregojë shqiptarëve ku është investimi prej 128 mln eurosh. Të bëjë inspektimin që bën gjithmonë në fasada”, tha Kryemadhi.