TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erion Veliaj e ka mbyllur vizitën në SHBA, me një takim me Alex Soros, djalin e multimiliarderit George Soros.
Veliaj e quan Alex Soros-in "vëlla" dhe thotë se fondacioni Soros ka qenë kontributori më i madh në shoqëritë post komuniste.
"Në fund të udhëtimit në SHBA me vëllain tim Alexander Soros, një aktivist i palodhur për komunitetin tonë e për rajonin tonë!
E di që jetojmë në një shoqëri të polarizuar e të helmuar nga esktremistët, por faktet janë keto:
Nuk ka pasur kontribues më të mëdhenj në shoqëritë post-komuniste se Fondacioni i George dhe Alex Soros. Të tjerat janë llogje!", shkruan Veliaj.
Në Shqipëri, opozita e drejtuar nga Sali Berisha, e konsideron Soros një forcë negative që ka ndikuar në dobësimin e demokracisë në vend dhe e akuzon atë se ka lidhje me shpalljen non-grata të Berishës.
