AKTUALITET, 17 Shtator 2022, 18:08

U ndalua në Rinas, një shtetas turk 26-vjeçar kërkon azil në Shqipëri

U ndalua në Rinas, një shtetas turk 26-vjeçar kërkon azil

Një shtetas turk është ndaluar ne Rinas. Mësohet se menjëherë pasi ka mbërritur në Shqipëri, shtetasi turk ka kërkuar azil në vendin tonë. Avokati i shtetasit thotë sekanë depozituar kërkesën për të qëndruar. Ndërkohë autoritetet shqiptare nuk pranojnë t’i japin shkresën për ta plotësuar.

“Të trajtohet kërkesa për Azil Politik në shtetin Shqiptar , për arsye sepse dëbimi nga shqipëria mund të më rrezikojë seriozisht jetën dhe njëkohësisht mund të diskriminohem për shkak të bindjeve politike në shtetin e Origjinës. Kërkues: Ahmet Emre Olur, Përfaqësuar nga avokatët: Arben Llangozi, Orgesa Serani”, thuhet në kërkesën e depozituar për azil politik.

Nga autoritetet mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Ahmet Olur i cili po mbahet i ndaluar dhe rrezikon dëbimin drejt Turqisë. Ende nuk dihen arsyet përse shtetasi turk ka kërkuar azil në Shqipëri.