AKTUALITET, 17 Shtator 2022, 21:02

Tentoi të shmangë gurët e rënë në rrugë, përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas

Tentoi të shmangë gurët e rënë në rrugë,

Një automjet i tonazhit të rëndë që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas gjatë një manovrimi të detyruar për të shmangur përplasjen me gurët që kishin rënë në trasenë e rrugës, është batuar dhe më pas përmbysur.

Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në një kthesë në dalje të Hotolishtit.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa qarkullimi është bllokuar përkohësisht. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për rikthimin e normalitetit të qarkullimit në këtë segment rrugor.

Tentoi të shmangë gurët e rënë në rrugë,

Tentoi të shmangë gurët e rënë në rrugë,