AKTUALITET, 25 Nëntor 2025, 22:35

Dhunohet brenda lokalit të tij 70-vjeçari në Vlorë

Dhunohet brenda lokalit të tij 70-vjeçari në Vlorë

Një person është dhunuar brenda lokalit të tij në Llakatund të Vlorës mbrëmjen e së martës. Mësohet se shtetasi N.H rreth 70 vjeç është dhunuar sot nga një bashkëfshatar i tij i identifikuar me inicialet Sh.D rreth 40 vjeç.

Sipas të pranishmëve Sh.D ka hyrë në lokal, ka sharë e më pas qëlluar me grusht disa herë mbi 70-vjeçarin. Për pasojë i moshuari ka pësuar disa fraktura, ndërsa 40-vjeçari pas kësaj është larguar. Policia ka mbërritur në Llakatund e po kryen procedurat përkatëse. Sipas dëshmitarëve, 40-vjeçari ka qenë i dehur.