TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ekonomia shqiptare po zhvillohet nga ndërtimi dhe turizmi. Nga ana tjetër, bujqësia, një sektor me peshë në prodhimin kombëtar po tkurret me ritëm të shpejtë.
Ekonomia shqiptare po zhvendos theksin e aktivitetit drejt ndërtimit, tregut të pronave dhe turizmit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, kontributi i bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto po tkurret gradualisht, duke i lënë më shumë hapësirë sektorëve të ndërtimit dhe shërbimeve.
Sektorët që tradicionalisht kanë gjeneruar prodhim, punësim dhe vlerë të shtuar për ekonominë kombëtare, po kalojnë një periudhë krize, e cila po ndikon negativisht edhe në ritmet e rritjes ekonomike. Gjatë gjashtëmujorit të parë, bujqësia u ul me 2.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa industria shënoi rënie prej 3.7%.
Në vitin 2024, bujqësia kontribuoi me 15.45% në PBB, ndërtimi me 11.92% dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 4.95%. Në total, ndërtimi dhe transaksionet e pronave përfshinë 16.59% të PBB-së, duke tejkaluar kështu bujqësinë. Gjatë dhjetë viteve të fundit, pjesëmarrja e bujqësisë në ekonomi është ulur nga 19.12% në 15.45%, një tendencë e cila vijon edhe sot. E njëjta prirje zbatohet edhe për sektorin industrial.