AKTUALITET, 8 Janar 2022, 12:15

E paprecedentë/ Basha si Sandër Lleshi, u "lëshon" gaz lotsjellës demokratëve

E paprecedentë/ Basha si Sandër Lleshi, u "lëshon" gaz

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në protestën e PD. 

Është hedhur gaz lotsjellës ndaj demokratëve, me stilin që përdorte Sandër Lleshaj, ndaj të njëjtëve protestues që kërkonin dorëheqjen e Ramës. 

Tashmë, këtë praktikë po e përdor Lulzim Basha, që deri dje e kundërshtonte, me argumentin se helmimi i protestueve është krim. 

Në atë moment, kur është herdhur gazi, prezent në shkallët e selisë ka qenë edhe ish kryeministri, Sali Berisha. 

Ai ka deklaruar se hedhja e gazit është një akt kriminal. 

"Në një akt kriminal kanë hedhur gaz ndaj protestueve paqësor. Gazi është i Edi Ramës, është akt provokimi.

Demokratët po hapin dyert e shtëpisë së tyre, kjo është vetëm paqësore!", tha Berisha. 

E paprecedentë/ Basha si Sandër Lleshi, u "lëshon" gaz

E paprecedentë/ Basha si Sandër Lleshi, u "lëshon" gaz