TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj në një dalje për mediat foli për arrestimin e ish-presidentit, Ilir Meta. Ai tha se po përdoret e njëjta metodë për liderët e opozitës, si në rastin e Berishës. Gjokutaj shtoi se qëllimi është i qartë; eliminimi politik.
“Është e njëjta metodë, i njëjti trajtim jo ligjor për liderët e opozitës. Qëllimi është eliminimi politik i tij, si një pengesë e madhe për rilindjen dhe gjithë këtë mazhorancë. Sot merren me një çështje penale që është e gjykuar dhe meta ka dhënë të dhënat. Nuk ka asnjë provë që ta implikojë me këtë masë sigurimi. Do të referohet edhe në aktet e dosjes.
Një çështje e gjykuar e regjistruar nga një kallëzues që ka bërë kallëzim të rremë. Meta nuk implikohet. Është çështje politike në prag të zgjedhjeve. Altin Dumani ka konflikt interesi në këtë çështje, ka kërkuar të dhëna për zotin Meta, nuk mund të jetë ai hetuesi i kësaj çështjeje.
Pesë vjet këto akte pse nuk u gjet një person që t’i lexojë, pse ndodhi sot? Çështjen kanë një aktualitet, qëllimi është politik. Të merreshin që në fillim, pse nuk është vepruar. Pse e kanë thërritur në SPAK kur këta e paskan të provuar. Nuk e thonë çfarë qëndroj pas këtij arresti. Ka rënë sistemi i drejtësisë, provohet edhe me episodin e sotëm. Do të vazhdojmë betejën ligjore krahas formave të tjera të protestës. Koha e marrjes së vendimit është shumë e shkurtër.”, tha ai.