AKTUALITET, 21 Korrik 2022, 12:34

“E fute udhëheqjen e Kosovës në një spiral që çoi në arrestimin e tyre”/ Berisha- Ramës: Të ka shpërfytyruar 7 korriku

“E fute udhëheqjen e Kosovës në një spiral që

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga foltorja e parlamentit se sjella e kryeministrit Rama gjatë seancës plenare ka ardhur si pasojë e protestës së 7 korrikut, e cila ka sjellë shpërfytyrimin e shefit të qeverisë.

Duke u ndalur te raporti i Dick Martyt, ish-kryeministri deklaroi se Rama është personi që e futi Kosovën në spirale të rrezikshme me ndryshimin e kufijëve, gjë që çoi më pas dhe në arrestimet e udhëheqësve politik në Prishtinë.

“I shndëruar në një pacient të pamjekuar, shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantët në paris.

Këtë e ka thënë Fatos Nano, është deklaratë e tij. Për sa i përket arrestimit të Hashim Thaçit, duhet t’ju them sot të vërtetën. Në të vërtetën e arrestimit të Hashim thaçit qëndron trinomi Kremlin, Beograd, Tiranë.

Ky e mori dhe i sugjeroi Hashim Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin, bashkë me Ymerët dhe Klosët e tij. Edi Rama futi udhëheqjen politike tëë Kosovës në një spiral që ndikoi në arrestimin e tyre. Unë do diskutoj më vonë për të vërtetat e raportit të Dick Martyt. Por po ju them se ky bashkë me Baton Haxhiun janë promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës.

Hidhet dhe kërcen këtu se e dinë në çdo variant del një argat dhe një vasal i Aleksandër Vuçiç. E din që në çdo samit është i damkosur si vasal ii tij. Këto janë një aspekt. Askpekti tjetër është 7 korriku. Kurrë nuk e keni parë të shpërfytyruar siç doli kësaj here”, tha Berisha.