TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria ka miratuar hartën e re gjyqësore, në një kohë kur avokatët janë në protestë dhe kanë bojkotuar seancat gjyqësore.
Ministri i Drejtësisë tha se harta është bashkëpropozim me KLGJ-në.
Ulsi Manja: Është miratuar harta e re gjyqësorë, 3000 gjykata të shkallës së parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 Administrative të shkallës së parë. E rëndësishme për zbatimin e reformës në drejtësi. Harta e re gjyqësore është bashkëpropozim i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe i Ministrisë së Drejtësisë.
Është produkt i një grupi ekspertësh të KLGJ, asistuar edhe nga ekspertë të Këshillit të Evropës por edhe nga ekspertë të tjerë ndërkombëtar.
Në gjykatat që do mbyllen nuk do të cenohet asnjë shërbim gjyqësor. Implementimi i hartës do bëhet me faza. Më 1 shkurt do të kemi përqendrimin e gjykatës së apelit në Tiranë. Më 1 maj gjykatat e shkallës së parë dhe 1 korrik ato Administrative.
Harta e re gjyqësore ka disa risi, do bëjë shpërndarje të drejtë të çështjeve tek gjyqtarëve, do ulë kostot, ajo që kemi sfidë është që këtë fazë tranzitore, do e shfrytëzojmë si periudhë edukimi të qytetarëve për gjykatat e reja.