AKTUALITET, 21 Korrik 2022, 10:22

“Do të marrim hapa diplomatik”- Rama: Sulme të tilla ndodhin dhe në SHBA! Nga investigimi ynë dyshojmë se pas goditjes mbi e-Albanian fshihet një shtet jo miqësor

“Do të marrim hapa diplomatik”- Rama: Sulme të tilla

Kryeministri Edi Rama deklaroi se sulmi kibernetik ndaj platformës së e-Albanias është organizuar nga një vend jo miqësor me Shqipërinë.

Gjatë një deklarate për mediat nga ambientet e jashtme të kryeministrisë, rama theksoi se qeveria shqiptare në bazë të investigimit të deritanishëm dyshon në dy vende, njëri prej të cilëve mund të ketë orkestruar sulmin.

“Do më lejoni të jemi i rezerveruar. Jemi munduar të informojmë publikun pa thënë gjithçka. Kemi qenë në luftë me një agresor që ka sulmuar sistemet tona. Me ato shtete nuk ka vend për të arsyetuar në mënyrë logjike që buron nga ligjet ndërkombëtare. Do duhet të marrim hapat tanë. Nuk mundet të marrim nëpër gojë dy shtete. Pavarësisht se janë jo miqësore me Shqipërinë. Ky sulm i fortë ka treguar forcën e sistemit tonë. Është diçka që ndodh edhe në SHBA jo më në Shqipëri. Mbyllja e dyerve për t’u mbrojtur është pjesë e një mase në këtë proces. Nuk dua të bëj ekspertin kibernetik. Do i diskutoni me skuadrën që po përfundon brenda kësaj fundjave të gjithë sistemimin:”, tha Rama.

Shefi i qeverisë shtoi se nuk ka pasur një kërkesë nga ana e hackerave për një gjobë prej 30 milionë euro për tërheqjen nga sulmi.

“Nuk e kuptoj arsyen pse Top Channel-i është angazhuar në një fushatë dizinformimi masiv, që në kushtet kur bëhet fjalë për të dhëna dhe me bazën e shtetit krijon panik. Nuk është në praktikën tonë të ndërmarrim hapa gjyqësor ndaj mediave por është e pamundur sepse dhe si mund të adresohen lajthitje të këtyre përmasave. Nuk dua të bëj asnjë akuzë apo të ngre ndonjë teori konspirative, se boll ka ngritur Top Channel për të thënë gjëra të pavërteta. Jo është vënë një gjobë 30 milionë euro, jo po fshihen pronat, të gjitha këto janë të pavërteta. Ky është një bombardim që nuk vjen nga qielli por që vjen nga internet.”, tha Rama