TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama sulmoi Partinë Demokratike në lidhje me qëndrimet e saj për Kosovën dhe raportin e Dick Martyt.
Nga foltorja e Parlamentit kryeministri theksoi se voto e PD-së pro, në Këshillin e Evropës, për raportin e Dick Martyt, ishte një thikë pas shpinë ndaj Kosovës dhe një thikë në gjoks për Hashim Thaçin.
“Dick Martyt ja keni hapur rrugën ju. Hajdeni këtu dhe thoni pse votuat pro në Këshillin e Evropës? Çfarë mendoni për Hashim Thaçin? Eshtë mirë që është në burg?
Thikat që ju i keni ngulur Kosovës duke e masakruar UÇK-në, herë si marksiste, herë si terroriste, që nga fillimi dhe deri në fund, duke ia ngulur mu në gjoks thikën Hashim Thaçit i përkasin historisë.
Por historia do të tregojë se ju ‘patriotët e mëdhenj’, jeni thika në shpinën e Kosovës. Ju kështu keni qenë gjithmonë. Bishti i shtrembër nuk drejtohet”, tha Rama.