AKTUALITET, 6 Shtator 2023, 10:51

Zjarri në Zhamë të Lushnjës/ Niko Peleshi: Flakët janë shuar përfundimisht! Nuk ka dëme në banesa e jetë njerëzish

Zjarri në Zhamë të Lushnjës/ Niko Peleshi: Flakët

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar pas shuarjes së zjarrit në Zhamë të Lushnjës, ku ka njoftuar se nuk ka pasur dëme në njerëz dhe në banesa.

Përmes një njoftimi në Facebook, Peleshi shkruan se për shuarjen e flakëve u angazhuan 158 trupave të emergjencave civile dhe efektivëve të FA.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm është arritur të vihet në kontroll të plotë situata në fshatin Zhamë, të Lushnjes.

Vetëm pak minuta më parë, pas një pune intensive dhe përkushtimit të 158 trupave të emergjencave civile dhe efektivëve të FA, zjarri është shuar përfundimisht duke mos shkaktuar asnjë dëm në banesa e jetë njerëzish”, shkruan ministri.