AKTUALITET, 22 Qershor 2022, 19:09

“E ç’më duhet mua”- Aktori Mehdi Malkja: Po nuk hoqëm këtë, nuk kemi gjë në vijë!

“E ç’më duhet mua”- Aktori Mehdi Malkja: Po nuk

Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkja, ishte pjesë e tryezës së ish-kryeministrit Sali Berisha me shoqërinë civile.

Malkja u shpreh se për të shpëtuar nga situata ku ndodhet sot kombi shqiptar duhet të heqin moton e tyre sa herë ndodh një ngjarje që shkel të drejtat e tyre.

“Si fillim desha të them që në të gjitha rrjetet sociale unë jam krahu i djathtë i doktorit. Çfarë duhet të bëjmë.

E ç’më duhet mua. Kjo është motoja e të gjithë popullit shqiptar.

Ne po nuk vramë 'ç'më duhet mua' nuk kemi gjë në vijë. U bë kjo, u shëmbën shtëpitë, u hodh gaz, ç’më duhet mua. Duhet të heqim këtë “ç’më duhet mua”, u shpreh ai.