TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka shprehur kritika ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama përsa i përket samitit të Bashkimit Europian.
Në një deklaratë për mediat, Këlliçi sjell në vëmendje arritjet e Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare në kohën e qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Këlliçi thotë se Rama në këto vite që ka qenë në pushtet, vetëm ka bërë ecejake dhe gallata përsa i përket integrimit.
Duke u ndalur në situatën në vend, sipas deputetit demokrat, qytetarëve i është mohuar liria, teksa shton se Rama po jeton “El Doradon” në kurriz të shqiptarëve.
“31 vite më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhejms Beker, me ftesë të opozitës dhe Sali Berishës, do të bëhej zyrtari i parë amerikan që do të shkelte në Shqipëri. Vizita e tij mbetet e papërsëritshme, por mesazhi i tij ende funksionon, ‘Liria Funksionon’. Liria që frymëzon Amerika, funksionoi për Shqipërinë që njohu vetëm në 4 vite, integrim shembullor në strukturat euroatlantike. Shqipëria në vitin 2006, nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asocimit.
Në 2009-ën, Shqipëria u anëtarësua në NATO. Në 2010-ën, vendi ynëë mori liberalizimin e vizave. Këto hapa për integrimin, ndodhën për vetë faktin se liria me të vërtetë funksionoi. Në këto vite të qeverisjes së Edi Ramës, liria duhet të shoqërohet me vullnet politik dhe dashuri për Shqipoërinë. Janë këto 10 vite që janë shoqëruar me qindra ekskursione dhe gallata qeveritare nëpër botë, që nuk kanë prodhuar asnjë rezultat. E dëshmon ky 22 qershor, 31 vite pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit. Edhe sot në këtë datë të parë të integrimit të Shqipërisë, Rama ka refuzuar integrimin.
Pasi deklaroi se nuk do të shkojë në Bruksel, tani thotë se do të shkojë, por në fakt do të lexojë fjalimin që kishte bërë gati edhe pse kishte vendosur që të mos shkonte në Bruksel. 31 vite më vonë, liria po funksionon për shqiptarët, por vetëm liria e ikjes nga vendi. Amerika, ju që e donit këtu, ju mohohet për më shumë se 10 vitesh. Për shkak se Edi Rama ka vendosur që me 10 vetë, të jetojë në kurriz të shqiptarëve, El Doradon e tyre” – tha Këlliçi.