TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Erjol Nako, 38 vjeçari shqiptar i cili terrorizoi italianët duke iu arratisur policisë me makinë në rrugët e Romës është lënë në burg.
Shqiptari mbolli panik në rrugët e kryeqytetit italian duke i ikur me shpejtësi policisë, ndërsa këtyre të fundit iu desh të qëllonin në drejtim të makinës së tij dhe t’i thyenin xhamin për ta ndaluar.
Edhe pse i rrethuar nga tri makina dhe tetë efektivë policie, shqiptari mbylli xhamat e makinës që të mos dorëzohej.
Në videon e publikuar nga mediat italiane shfaqet se si efektivët e rrethojnë, i thyejnë xhamin e makinës dhe e nxjerrin me forcë.
Teksa shqiptari tenton të largohet, efektivët e policisë italiane e shtrijnë në tokë dhe e neutralizojnë me mjet paralizues.
38 vjeçari shqiptari Nako është i njohur për policinë italiane pasi është kapur më parë me drogë si dhe është akuzuar për dhunë në familje, shkruan La Repubblica.
Mediat italiane thonë se ai mund të ishte nën efektin e lëndëve narkotike kur po i ikte policisë pasi hodhi portofolin dhe orën nga dritarja e makinës.
Kjo tregon gjendjen e tij të pasigurt psikologjike ndërsa mbetet për tu mësuar nëse kishte diçka tjetër përveç parave në portofol, me të cilin donte të shpërqendronte policinë. Megjithatë, ndaj tij është masa e sigurisë arrest me burg.