AKTUALITET, 22 Qershor 2022, 16:46

Dështon tenderi, Shqipëria mbetet pa satelitë në orbitë…

Dështon tenderi, Shqipëria mbetet pa satelitë në

Tenderi për dërgimin në hapësirë të satelitëve “Albania 1″ dhe “Albania 2”, është anuluar. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përmes një njoftimi, ku theksohet se një nga kompanitë në garë nuk ka plotësuar kriteret.

Në njoftim nënvizohet se objekti i kontratës me titull “realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar shërbimi satelitor), për një periudhë 3 vjeçare”, i cili kishte një fond limit TVSH 7.2 milionë USD është anuluar.

“Arsyet e Anulimit sipas këtij dokumenti janë bazuar në ligjin ‘për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2021 kryeministri Rama deklaroi nga salla e parlamentit se qeveria po planifikonte të dërgonte në muajin mars dy satelitë në orbitë të emërtuar “Albania 1” dhe “Albania 2”, ndërkohë që muajt kualuan dhe premtimi nuk u mbajt.