TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II, që sipas tij ishte e admiruar në mbarë botën.
Ish-kreu i Shtetit, duke vlerësuar lart kontributin e saj të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, shprehet i bindur se figura dhe Udhëheqja e saj e dalluar publike dhe ndërkombëtare do të kujtohet përherë me respektin më të thellë.
Postimi i plotë i Ilir Metës
Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Elizabeth II, e admiruar në mbarë botën për lidershipin frymëzues, përkushtimin dhe angazhimin e saj të pathyeshëm!
Duke vlerësuar lart kontributin e Saj të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, jam i bindur se figura dhe Udhëheqja e saj e dalluar publike dhe ndërkombëtare do të kujtohet përherë me respektin më të thellë.
Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Mbretërore, Qeverinë dhe popullin britanik, si dhe të gjithë Komonuelthin për këtë humbje të madhe!