TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta në moshën 96-vjeçare të Mbretëreshës Elizabetë II të Britanisë së Bashkuar, me anë të një postimi në Facebook. R
Rama ka postuar një foto të Mbretëreshës, të shoqëruar me mesazhin: “Goodbye Queen” (Lamtumirë Mbretereshë).
Mbretëresha Elizabeth II, erdhi në fron në vitin 1952 dhe shërbeu me devotshëmi si një figurë e respektuar jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në mbarë botën.
Elizabeth u bë Mbretëreshë në moshë mjaft të re, pasi babai i saj Mbreti George VI ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare, duke i lënë asaj një detyrë mjaft të vështirë, të cilën për habinë e të gjithëve e kreu me mjaft sukses, duke shërbyer me përgjegjësi dhe mbi të gjitha me përulësi në fron.
Ajo ka përcjellë 15 kryeministra duke filluar me Winston Churchill dhe arriti të takojë ditën e djeshme, kryeministren e sapoardhur Liz Truss.
Fëmijët e Mbretëreshës janë Charles, tashmë Mbret i MB, Princesha Anne dhe Princi Andrew.
Mbretëresha kremtoi para pak kohësh jubileun e platinit, që shënjonte 70 vjetorin e saj në fron, duke e bërë monarken që ka shëbyer më gjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Elisabeth II ishte një figurë përbashkuese për britanikët, mjaft e vlerësuar dhe respektuar edhe në arenën globale.