TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme zv.kryeministrja, Belinda Balluku dhe drejtuesja e IKMT, Dallëndyshe Bici, njoftuan konfiskimin e një pallati në Farkë, konkretisht 2 kate nëntokë dhe 7 kate mbi tokë, ndërtuar pa leje.
Mësohet se personi që ka ndërtuar objektin është biznesmeni i njohur Julian Morina, i njohur gjerësisht si Lul Morina. Ai njihet si investitor në ndërtim dhe turizëm.
Morina ka në pronësi një hotel luksoz në bregdet dhe prona të shumta. Ai gjithashtu ka qenë sponsor i klubit të futbollit Tirana.
“Kemi dy kate nëntokë dhe 7 kate mbi tokë pas asnjë letër. Se si ka ndodhur është mister për ne. Por ky aksion ka të bëjë me hetimin e çdo veprimi që është apo nuk është bërë nga institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë territorin”, tha ministrja Balluku.
Aksioni nisi pas paralajmërimit të djeshëm të Edi Ramës, për ndërtimet pa leje, të cilat do të konfisohen ose shemben.
"Synimi është të vendosim ligjin dhe të dekurajojmë investitorët dhe pronarët e këtyre veprave, është e pamundur që të marrësh leje për 7 kate dhe ta bësh 12 katëshe apo të ndërtosh në mes të qytetit pa marrë leje fare pa pyetur për ligjin dhe askënd. Pasi të përfundojmë do të ulemi të negociojmë me investitorët për ndjekjen e procedurave”, deklaroi zv.kryeministrja.