AKTUALITET, 7 Dhjetor 2023, 10:34

Mes tymueseve dhe shpërthimeve me shashka, miratohet me 74 vota pro buxheti 2024, mbyllet seanca

Mes tymueseve dhe shpërthimeve me shashka, miratohet me 74 vota pro buxheti

Mazhoranca ka miratuar buxhetin e 2024 dhe paketën fiskale për 7 minuta mes tymueseve dhe shpërthimeve me shashka nga deputetët e opozitës.

Buxheti dhe paketa fiskale u miratuan pa debate dhe pa diskutime në Kuvendin e Shqipërisë me 74 vota pro nga PS, pas kaosit të krijuar në sallën parlamentare ku, ashtu si në seancat e kaluara, ligjvënësit opozitarë grumbulluan karriget pranë foltores dhe ndezën tymuese.

Risi gjatë kësaj seanca ishte hedhja e shashkave që u dëgjuan në sallën e Parlamentit gjatë kohës së deputetët e PS-së votonin duke ngritur kartonët për miratimin e buxhetit 2024, ndërsa ligjvënësit opozitarë i binin tavolinave.

“Turp”, “turp”, dëgjohen duke bërtitur deputet e PD-së në sallë pas mbylljes së seancës 7 minutëshe.

Kjo është hera e parë që në Kuvendin e Shqipërisë buxheti miratohet nen për nen pa diskutime dhe në një kohë rekord.