TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy policët që dyshohet se grabisnin qytetarët tek Liqeni Artificial janë lënë në burg.
Sajmir Muzikanti dhe Serxhio Cani janë njohur sot më masën e sigurisë, pasi më herët ishin zbuluar veprat e tyre penale.
Policia bashkiak 39-vjeçar, bashkë me oficerin e rendit të komisariatit nr.1, Serxhio Cani 22 vjeç, dyshohet se u merrnin para me forcë qytetarëve të moshave të ndryshme.
Polici bashkiak i kryente grabitjet gjatë kohës që ishte në krye të detyrës, gjë që faktohet edhe nga dëshmia e tij.
“Sa herë që isha turni i tretë në punë merrja në telefon Serxhion dhe i thoja hajde dalim nga Liqeni. Për shkak të kredisë që kam detyrohesha t’u merrja paratë me zor qytetarëve. Këtë gjë e kam bërë në bashkëpunim me Serxhion”, ka dëshmuar ai.
Ndërsa Serxhio Cani, me detyrë polic patrulle ka mohuar se është përfshirë në grabitje. Por, provat e mbledhura nga kolegët e tij dhe oficerë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore hedhin poshtë qëndrimet e 22 vjeçarit.
Dy policët, vepronin kryesisht në zonën e Liqenit Artificial sapo binte errësira.