AKTUALITET, 1 Qershor 2024, 22:33

Edi Rama në Wembley bashkë me Lindën, për të ndjekur finalen e Champions League

Edi Rama në Wembley bashkë me Lindën, për të ndjekur

Po mbahet këtë të shtunë në “Wembley” në Londër, finalja e Champions League mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid. Deri tani është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e finales, ndërsa mes tifozëve të tjerë i pranishëm në stadium është edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Siç duket edhe në foton e mësipërme Rama është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Gjithashtu pranë tyre ndodhet edhe Rudi Voller, që mban aktualisht rolin e drejtorit teknik në kombëtaren e Gjermanisë.