AKTUALITET, 13 Maj 2022, 11:26

Dyshohet se plagosi një person pas sherrit për parking, shpallet në kërkim aktori i Teatrit të Durrësit

Dyshohet se plagosi një person pas sherrit për parking, shpallet

Policia ka shpallur në kërkim aktorin e Teatrit të Durrësit, Ervin Dokon.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 39-vjeçari pas një sherri për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me sende të forta 36-vjeçarin E. G. Ndërkohë bëhet me dije se policia po punon për arrestimin e tij.

Doko është aktor i njohur për publikun shqiptar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. D., 39 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. Gk., 36 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.