TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale janë ekstraduar brenda 24 orësh drejt Spanjës.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit A.Xh., i arrestuar më 7 maj 2022 në kuadër të operacionit të koduar “Lugo”, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës si dhe R. T., i vënë në pranga nga Policia e Fierit, më 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”, ë kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Interpol Tirana / Ekstradohen drejt Spanjës, brenda 24 orëve, 2 shtetas në kërkim ndërkombëtar, të kapur nga strukturat e Policisë së Fierit dhe Vlorës.
Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, më 16 mars të këtij viti, Policia e Shtetit ka intensifikuar punën, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga autoritetet spanjolle.
Ekstradohet 38-vjeçari, me urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, i kapur nga Policia e Vlorës më 7 maj të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugo”.
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u bë ekstradimi drejt Spanjës, i shtetasit:
-A. Xh., 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
38-vjeçari u vu në pranga më 07.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugo”, zhvilluar nga Policia e Vlorës.
Gjatë ditës së djeshme, u ekstradua gjithashtu drejt Spanjës shtetasi R. T., në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik dhe i vënë në pranga nga Policia e Fierit, më 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”.