TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasditen e sotme në plazhin e Tales, një 52-vjeçar, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë.
Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjëherë është transportuar në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë.
Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit.