AKTUALITET, 21 Korrik 2023, 19:12

Helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes drejt Fierit për shuarjen e flakëve, Peleshi thirrje qytetarëve

Helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes drejt Fierit për shuarjen e

Helikopteri Cougar u është bashkuar forcave vendore të zjarrfikëses në Peshtan të Fierit, për ë shuar vatrat e zjarrit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje qytetarëve që në  këto ditë me temperatura të larta, kur shtete të ndryshme të Evropës po përballen me zjarre, të bëjnë kujdes dhe të raportojnë në kohë vatrat e vogla për të shmangur përhapjen në zona më të mëdha.

“Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave vendore të qarkut Fier për shuarjen e flakëve në zonën e pyllëzuar në Peshtan.

Në këto ditë me temperatura të larta, kur shtete të ndryshme të Evropës po përballen me zjarre, u bëjmë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes, të raportojnë në kohë vatrat e vogla për të shmangur përhapjen në zona më të mëdha!”, shkruan Peleshi.