AKTUALITET, 21 Korrik 2023, 17:10

Makina me turistë përfshihet në një aksident në Himarë, vdes shoferi, tre të plagosur

Makina me turistë përfshihet në një aksident në

Një aksident është regjistruar pranë fshatit Shen Vasil, në Himarë. Bëhet me dije se fuoristrada e një agjencie turistike është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi.

Ndërkohë, kanë mbetur të plagosur 3 turistë të huaj. Viktimë ka mbetur një i ri me inicialet R.B., nga Saranda. Sakaq një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.