AKTUALITET, 21 Korrik 2023, 20:29

U fut në det, por shfaqi probleme shëndetësore, humb jetën në spital 68-vjeçari në Durrës

U fut në det, por shfaqi probleme shëndetësore, humb jetën

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Durrës, ndërsa dyshohet se shkaku ka qenë një arrest kardiak.

Policia bën me dije se rreth orës 19:20, në Porto Romano, 68-vjeçari, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore.

Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar për në Spital por ka ndërruar jet.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:20, në Porto Romano, Durrës, shtetasi H. D., 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore.


Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar për në Spital por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak.


Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.