AKTUALITET, 23 Prill 2025, 15:30

Dyshohet se hapi faqe në rrjete sociale me emrin e një gruaje dhe i postoi foto me përshkrime fyese, nis hetimi ndaj 38-vjeçares

Dyshohet se hapi faqe në rrjete sociale me emrin e një gruaje dhe i

Një 38-vjeçare është vënë nën hetim në Tiranë.

Ajo dyshohet se qëndron pas një llogarie të rreme në rrjetet sociale, që e kishte krijuar për të dëmtuar imazhin e një gruaje.

Sipas policisë, shtetësja me iniciale I. M. ka hapur llogari false në rrjete sociale me të dhënat e një 46-vjeçareje, dhe ka postuar foto të saj, me tekste fyese.