TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa ende nuk ka asnjë gjurmë nga trupat e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit, të zhdukur prej 6 prillit, policia e ka ndërprerë operacionin për gjetjen e trupave të tyre. Ky fakt është konfirmuar nga familjarët e dy të zhdukurve të cilët kanë zhvilluar dy herë takime me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për t’i kërkuar të zbulojë se çfarë ka ndodhur me Theodhorin dhe Sulovarin.
Por ndonëse kërkimet janë ndërprerë, hetimet vijojnë në forma të tjera. Verifikime po kryen për gjetjen e personave që fshihen pas rrëmbimit e më pas groposjes së 45-vjeçarit Sulovari dhe 52-vjeçarit Theodhori. Dy të zhdukurit janë emra të njohur për policinë, pasi në të shkuarën kanë patur precedent në fushën e narkotikëve. Përfshirja e tyre në aktivitete kriminale dyshohet të jetë arsyeja e zhdukjes.
Për ngjarje e rëndë, deri tani policia ka arrestuar vetëm një 28-vjeçar, të identifikuar si Sofokli Baxheri, me dyshimet se ka dijeni për personat që mund të fshihen pas zhdukjes. Por të dhënat e përfituara prej tij nuk kanë ndihmuar në hetime.