AKTUALITET, 24 Gusht 2024, 16:12

Ndezi zjarr, por flakët dolën jashtë kontrollit për shkak të erës, e pëson lushnjari

Ndezi zjarr, por flakët dolën jashtë kontrollit për shkak

Një person është proceduar penalisht nga Prokuroria teksa materialet janë referuar nga Komisariati për shkak se është konstatuar se shtetasi me inicialet SH.D., ka ndezur zjarr dhe si pasojë e erës zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke dëmtuar disa ullinj të një shtetasi tjetër.

"Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. D., banues në Hysgjokaj, Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr dhe si pasojë e erës zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke dëmtuar disa ullinj të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.", sqaron policia.