AKTUALITET, 6 Korrik 2024, 09:55

Dyshohet se goditi me grusht pedagogen, arrestohet shefi i Departamentit te Ekonomiku

Dyshohet se goditi me grusht pedagogen, arrestohet shefi i Departamentit te

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme tek Fakulteti i Ekonomikut, ku shefi i departamentit M. A., dyshohet se është konfliktuar me pedagogen L. B. (Elmazi).

M. A., dyshohet se ka dhunuar pedagogen L. B., njëkohësisht ish-deputete, për shkak të detyrës.

Shkak i sherrit, ku 43-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte kolegen e tij, mësohet se janë bërë tezat e provimit. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e fakultetit të Ekonomikut, ndërsa M. A., është arrestuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij”, njoftoi policia.